Politike

PS zhvendosi seancën për ndeshjen e Kombëtares/ Bardhi, Felajt: Po e trajtoni Kuvendin si dyqan personal

PS zhvendosi seancën plenare të së enjtes së javës që vjen për shkak të ndeshjes së Kombëtares në UEFA 2024.

Kjo ka sjellë reagimin në Kuvend të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi tha se qytetarët duhet të sqarohen për këtë zhvendosje të seancës, ndërsa ngriti akuzat se PS po e trajton Kuvendin si dyqan personal.

“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një akt i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos agjendën e Kuvendit”, tha Bardhi.

Por Ermonela Felaj u përgjigj duke i thënë se vendimi ishte marrë në Konferencën e kryetarëve duke i sugjeruar Bardhit që të ishte i pranishëm në atë takim për tu njohur me vendimet që merren para së të kalojnë në seancë plenare  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë