Politike

PS rrëzon amendamentet e Berishës për minimumin jetik 200 euro, Shalsi: E kishe shansin Sali 8 vjet

Nga Gazeta ‘Si’- Mazhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik.

Rrëzimi i amendamentit u paralajmërua nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

“Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte rrugën dikujt prej jush që në fakt e bëri për Lulin por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di shumë mirë se çfarë mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe juaja. Ky i ashtuquajti rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik.

E humbe shansin Sali. Ju jeni mjaftueshmërisht të zgjuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë edhe minimumin jetik, edhe kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ti Sali vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar”, tha Shalsi.

Amendamentet e rrëzuara

1. Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë