Politike

PS-President, plas lufta me foto në lokalet e të fortëve. Meta në kompleksin e Hajrit?

Rritet temperatura e konfliktit mes mazhorancës dhe presidencës, të paktën sot në hapësirën virtuale të komunikimit. Tashmë veç akuzave dhe batutave publike, të dyja palët po publikojnë edhe fotot e njëri-tjetrit duke drekuar me të fortët, apo me persona në kërkim nga OFL-ja.
Foton e parë do ta publikonte këshilltari për median i Taulant Ballës, anëtari më i ri i Asamblesë së PS-së, Besjan Ajazi, teksa kërkonte që zëdhënësi i Presidentit Meta, të pëmbahej në qëndrimet e tij.
“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit, atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër”, shkruan Ajazi, i cili poston foton e presidentit, e cila pretendohet se është realizuar në vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL. Ky kompleks u sekuestrua nga policia pasi grupi Hajri u implikua në marrjen peng dhe në vrasjen e Jani Prengës. Aty duket se Meta, si drejtues i LSI-së, po feston fitoren e zgjedhjeve, pasi në tavolinë është edhe deputeti i Durrësit i kësaj force politike, Lefter Koka, i cili më vonë nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, pas thirrjes së PD-së dhe LSI-së.

Foto e publikuar nga socialistët, ku Meta shfaqet së bashku me Lefter Kokën. PS pretendon se në tavolinë është Altin Hajri dhe dreka është në kompleksin “Golden” në Shijak. Gazeta “Sl”, 4 mars 2020

Reagimi i Presidencës, i kujton Ballës përgjimet
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës, ku zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i ka kujtuar kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, disa përgjime në zyrën e një ministreje që sipas tij, ka ndikuar në ekstradimin e vëllait nga Italia. “Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike! Bashkë me të, edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllain nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to, tregoji SPAK-ut edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan Blushi.

https://www.facebook.com/blushited/videos/10158045377302760/

LSI u bashkohet akuzave dhe sqaron foton Metës
Luftës së fotove i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka nxjerrë foto të tjera, duke sqaruar edhe kohën dhe arsyen se pse ka qenë Meta në lokal, duke theksuar se vendi nuk është në kompleksin e Hajrave siç pretendohet.

Në foto Lefter Koka me deputetët e LSI. LSI pretendon se është e njëjtë me atë që akuzon PS se është te kompleksi “Golden”

“Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës. Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqenëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda (ministrja e Drejtësisë) mund t’ju sqarojë më shumë. Meqenëse e ke qejf OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan Elona Guri, përfaqësuesja e LSI-së.

Image may contain: 7 people, people smiling
Rama në fushatë me Dakon, Klosin e Tahirin në një nga lokalet në Durrës, ku PD e akuzon se ka dalë me disa personazhe të krimit në Durrës

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë