Politike

PS, plan për komisionin hetimor të Shëndetësisë: Të përcaktohen kufijtë e hetimit  

Një ditë para mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë dhe pas bllokimit të disa seancave për shkak të mungesës të deputetëve të PS, mazhoranca ka hartuar një plan nga ana e saj.

Plani pritet të prezantohet nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit.

Në dokument përcaktohen hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë

“Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit: Strukturimi i Ekipit Hetimor: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë: Raportimi dhe Rekomandimet”, janë hapat e përcaktuar nga PS

Drafti i ekspertëve të mazhorancës përcakton  një afat 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.

Janë parashikuar gjithashtu edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë