Politike

PS-PD nuk gjejnë konsensus për zgjatjen, përfundon afati i Komisionit të Shëndetësisë

Nga Gazeta ‘Si’- Opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi as në Parlament për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe check-up në shëndetësi i cili përfundoi sot në orën 16:00.

Edhe pse deputetët e PD kërkuan disa herë në Kuvend shtyrjen e tij, Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit nuk i përmbushte parakushtet.

Duke qenë se dje Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e PD për zgjatjen e mandatit, Balla tha se deputetët e PD duhej të kishin formuluar një tjetër kërkesë ku të ankimonin vendimin.

Kreu i grupit të PD, Bardhi u shpreh se ky komision hetimor nuk ka arritur ende në konkluzione pasi nga lista e pranuar e dëshmitarëve, është pyetur vetëm një pjesë e tyre. Pjesa tjetër e dëshmitarëve ende nuk kanë dëshmuar.

Opozita insistoi që në Komision të dëshmonin kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi ndërkohë që dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt dështoi për shkak të mungesës së konsensusit për formën e prezantimit. Beqaj kërkoi të prezantonte me power-point, gjë që u refuzua nga opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë