Politike

PS-PD e Rithemelimit gati planin për reformën zgjedhore, më 1 korrik drafti duhet të jetë gati

Grupi i punës PS-PD në Komisionin e Ligjeve ka miratuar planin e punës për Reformën Zgjedhore.

Më 18 prill do të diskutohet në lidhje me zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve, përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve dhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.

Në 30 prill, grupi i dialogut do të diskutojë për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Projektligjet pritet të miratohen deri më 1 korrik, për tu votuar më pas në Parlament.

Ndërkohë, drafti përfundimtar do t'i dërgohet OSBE-ODIHR-it për mendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë