Nga Gazeta Si- Zëdhënësja e PS, Silda Çepe ka dalë në një deklaratë për shtyp duke thënë se zvarritjet e rezultateve janë të pajustifikueshme para njerëzve.
“Rezultati është i qartë si drita e diellit. Falënderojmë edhe komisionerët dhe vëzhgues që garantuan një proces të qetë, pavarësisht disa përpjekjeve sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira”, tha Çepe, duke shtuar se çdo votë duhet të numërohet me respekt e përulësi.
“Thirrje komisionarëve të vijojnë punën për të përmbyllur punën deri në shpalljen e rezultatit pa luajtur me zjarrin e ligjit”, përfundoi Çepe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.