Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të pranojë asnjë nga kërkesat e opozitës për mocion me debat.
Sipas Ballës, kërkesat e PD përfshijnë qindra çështje, por problem më i madh i tyre është se janë të cunguara qëllimisht për të mos lejuar një jetë normale parlamentare.
Ai i kujtoi se janë gati të miratojnë çdo kërkesë, por të jetë sipas rregullave.
“Në konferencën e kryetarëve kemi bërë 3 diskutime për 3 mocione me debat. Jam informuar që do kemi një diskutim tjetër. Rregullorja për mocionet është e qartë, ato janë pjesë e instrumenteve të kontrollit parlamentar, që nisin nga më i thjeshti e kulmojnë me komisionin hetimor. Kam përpara kërkesën e PD që do jo një çështje të veçantë por disa qindra çështje.
Bëhet fjalë që të kemi bilancin e qeverisë nga 2013 deri në 2025. Kjo nuk është çështje e veçantë. Ne kemi bërë aq shumë punë sa mund të bëjmë mocion për çdo punë.
Kërkesa thotë që duam një mocion me debat për programin e qeverisë. Nuk kthehemi dot pas, ne ecim vetëm para.
Është e qartë që keni një përpjekje dhe turravrap me njëri-tjetrin, ku nuk kuptohet kush drejton dhe kush janë të tjerët. E kuptoj që kërkesat i keni bërë mangët që të pamundësoni dhe ne një jetë parlamentare normale. Vetë i sillni kërkesat të cunguara dhe të shtrembra pasi nuk doni vetë debat. Nuk mund të pranoj asnjë nga këto kërkesa”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



