Politike

PS nuk humb kohë, kalon për votim të enjten ngritjen e komisionit anti-korrupsion

Partia Socialiste do të kalojë të enjten në seancë plenare projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për lutën kundër korrupsionit”.

Rezoluta që i hap rrugë ngritjes së këtij komisioni u miratua të hënën me 76 votat e mazhorancës.

Dy deputetë të opozitës, Dashnor Sulaj dhe Agron Shehaj votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim.

Komisioni nuk pritet të ketë bashkëkryetar, por vetëm një kryetar dhe ai më i përfoluri është emri i Fatmir Xhafës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë