Politike

PS ngre komisionin antikorrupsion, Fatmir Xhafaj kryetar (përbërja)

Partia Socialiste ka bërë gati emrat për përbërjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që u miratua pak kohë më parë vetëm me votat e saj.

Opozita bojkotoi votimin, gjashtë deputete te PD-së votuan kundër ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për gjithëpërfshirje.

Ajo që bie në sy është përfshirja e Fatmir Xhafës si kryetar i komisionit edhe pse paraprakisht në projektvendim thuhej se anëtarë duhet të ishin kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve. Xhafaj është vetëm anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Përbërja e komisionit:

Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
Klotida Bushka anëtare (PS)
Eduard Shalsi anëtar (PS)
Etilda Gjonaj anëtare (PS)
Evis Kushi anëtare (PS)
Toni Gogu anëtar (PS)
Jorida Tabaku anëtare (PD)
Dhurata Tyli anëtare (PD)
Sorina Kote anëtare (PD)
Flutura Açka anëtare (PD)
(ende i pacaktuar anëtar) (PD)
Milva Ekonomi an.zëvendësues (PS)
Erion Braçe an.zëvendësues (PS)
(ende i pacaktuar an.zëvendësues) (PD)
(ende i pacaktuar an.zëvendësues) (PD)
Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë