Politike

PS në avantazh të thellë ndaj PD-së, deri tani 83 mandate. Më shumë nga se kishte parashikuar

Nga Gazeta ‘Si’- Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila deri tani kryeson me 53% të votave dhe 83 mandate në Kuvend, më shumë nga se kishte parashikuar.

Partia Demokratike renditet e dyta me 34% të votave, duke marrë deri tani 51 mandate. Edhe pse në nivel kombëtar PD rezulton ndjeshëm më pas, ajo vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veri të vendit; Shkodrën dhe Kukësin, dy qarqet e vetme që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, që përkthehet në 3 mandate. Gjithashtu deri më tani kanë arritur të sigurojnë përfaqësim: Nisma SHB dhe Mundësia me nga 3% të votave kanë fituar nga një mandat secila, ndërsa Bashkë me 1% të votave ka marrë gjithashtu një mandat. Partitë e tjera deri në këtë fazë të numërimit nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në Kuvend.

Ndërkohë procesi i numërimit vijon në të gjitha qarqet. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë