Politike

Rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e mazhorancës

Nga Gazeta ‘Si’- Mazhoranca miratoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit me 79 vota, ndërsa në sallë mungoi opozita.

Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi procedurën e seancës plenare për votim të projektvendimeve në rend dite dhe të Rregullores së Parlamentit, opozita e pranishme në diskutime u ngrit dhe braktisi sallën.

Ky largim erdhi menjëherë pasi kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij për procedurë, ku u shpreh që mazhoranca të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës dhe të mos e kalonte.

Teksa Peleshi kërkoi votimin për prezencë dhe më pas procedurën e votimit, deputetët e PD dhe aleatët e tyre u larguan.

Miratimi i projektligjeve në Kuvend ku përfshihet ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nënkryetarët e këtyre komisioneve, ngritja e Byrosë së Kuvendit, kaluan në votim me 79 vota por dhe 0 abstenim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë