Politike

PS mbyll fazën e dytë për deputetë, “josh” të rinjtë të bëhen pjesë e listës

Partia Socialiste ka mbyllur fazën e dytë të  përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, përmes Akademisë Politike e konceptuar për të trajnuar kandidatët që aplikuan nëpërmjet platformës “Deputeti që duam”.

Kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Taulant Balla tha se synimi i kësaj faze ishte angazhimi i të rinjve.  

“…PS dëshiron të jetë shtëpia e brezit të ri të politikanëve, me anë të të cilëve të fillojmë një epokë të re të Shqipërisë. Një epokë ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ky është qëllimi ynë të cilën e jetësuam me anë të platformës “Deputeti që duam”.

Megjithatë ky rrugëtim nuk përfundon këtu pasi kjo platformë dhe ky angazhim do të vazhdojë deri sa të kemi mundësuar që çdo i ri apo e re e këtij vendi të na bashkohet për të punuar me pasion dhe dedikim për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë…”, tha Balla


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë