Politike

Pr.buxheti 2025 / PS mbledh grupin parlamentar: Të hënën dhe të martën seancat maratonë në Kuvend

Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.

Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë dhe në përputhje të plotë me pritshmëritë.

Mësohet se të hënën dhe të martën e javës së ardhshme do të zhvillohen seancat maratonë në Parlament për miratimin në parim të buxhetit dhe në këtë aspekt PS kërkon angazhimin maksimal të deputetëve.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë