Politike

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, Rama pritet të shpallë qeverinë e re

Nga Gazeta ‘Si’- Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re ‘Rama 4’ pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi Xibraku. Mbledhja do të nisë me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama.

AXHENDA:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2.Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3.Mendime, pyetje dhe diskutime
4.Të ndryshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë