Nga Gazeta ‘Si’- Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra në Qarkun e Vlorës.
Menjëherë pas nisjes, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes. Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.
Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.
“U bëj thirrje qytetarëve të këtyre 55 qendra që të krijojnë mundësitë që edhe në kushtet e mungesës së aksesueshmërinë, të votojnë”, tha Ilirjana Nano.
PS kërkoi zgjatjen e orarit të votimit për shkak të aktivitetit sportiv Giro D’Italia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




