Politike

Shpëtim Idrizi bën bashkë PS e PD, mbështesin rezolutën për shfuqizimin e ligjit të luftës me Greqinë

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë konfirmuar mbështetjen për projektrezolutën e Grupit Parlamentar Drejtësi dhe Integrim për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.

Projekt Rezoluta që u depozitua në Kuvend nga Shpëtim Idrizi dhe deputetët e tjerë të këtij grupimi do të diskutohet këtë të enjte në seancë parlamentare

Është planifikuar gjithashtu një hapësire kohore për diskutim ku palët do të shprehin qëndrimin e tyre para se të miratohet.

“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Të dy vendet tona janë anëtarë të NATO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë të përbashkët”, është shprehur më herët Shpëtim Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë