Nga Gazeta ‘Si’- Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme që ka zhvilluar kryeministri Rama në PS me ministrat dhe deputetët e Tiranës.
Në takimin e tij me deputetë socialistë dhe ministra, Rama theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm duke sinjalizuar urgjencën për zgjedhje të reja.
Sa i takon Manastirliut, ai tha se “kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




