Politike

PS bojkoton, dështon mbledhja e komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up

Komisioni hetimor për Check-Up dhe Sterilizimin dështoi për herë të katërt për tu mbledhur.

Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në Kryesinë e Kuvendit ku ishte thirrur mbledhja nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Dy mbledhjet e vetme të zhvilluara deri më tani janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë ishte pjesë e marrëveshjes mes PS dhe PD së Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë