Futboll

Provat e reja fundosin Juventusin, Prokuroria do të vendosë më 20 janar

Gazeta Si – Në 14 mijë faqe që kanë në dorë hetuesit torinezë ekzistojnë “të dhëna të shumta të reja, indicje të rënda dhe precize”. Vendimi për Juventusin pritet të jepet më 20 janar 2023.

Gjithçka fillon nga e para. Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit, pasi ka analizuar aktet e fundit të dërguara nga Prokuroria e Torinos në lidhje me hetimin ‘Prisma’, ka kërkuar revokimin e sentencës së dhënë në maj nga Gjykata Federale ndaj Juventusit dhe 10 klubeve të tjera për procesin e plusvalencave.

Juventusi duket festuar nje gol. Gazeta Si, 24 dhjetor 2022

Prokuroria do të kërkojë të tjera sanksione ndaj klubit bardhezi dhe disa klubeve të tjera (8 pas përjashtimit të Napolit dhe Kievos). Data e vendimit është fiksuar për më 20 janar.

Në materialin për 14 mijë faqesh ka të dhënë të reja që shtojnë ndjeshëm rrezikun për Juventusin. Janë gjetur të dhëna që vërtetojnë akuzën karshi Juventusit për deklarime false, për plusvalenca artificiale. Në ‘librin e zi të Fabio Paratiçit’ Kerubini flet për ‘plusvalenca artificiale”.

Dokumentet e gjetura në zyrat e klubit bardhezi, të shkruara me dorë sipas “La Republica”, tregojnë se sistemi i ngritur nga Juventusi për shkëmbimin e lojtarëve është bërë me qëllimin e vetëm për avantazhe ekonomike-kontabël, pa asnjë natyrë teknike. Lojtarët që duheshin shkëmbyer janë shënuar me një ‘X’ dhe vlerat e shkëmbimeve në bilanc vendoseshin pa zgjedhur ende lojtarët e përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë