Motosport

Provat e lira të Çmimit të Madh të Katarit, shkëlqen Suzuki në sesionin e dytë

Nën dritat e Lusail shkëlqen Suzuki, që ka zënë dy vend në podin e provave të lira para garës së Katarit të MotoGP. Spanjolli Alex Rins ishte më i shpejti në sesionin e dytë, me kohën 1:53.432, me shokun e skuadrës Joan Mir në vend të tretë. Një konfirmim ky për Suzukin.

Në mes të dy motorrëve Suzuki është i rrezikshmi Marc Marquez, i dyti me Hondën që ishte vetëm 35 të mijëtat nga pas vendit të parë. Provat e treta të lira do të zhvillohen të shtunën, në temperatura më të larta.

Në vend të 4-t Jorge Martin (+0.220), me Dukatin, ndërsa në vend të 5-të u rendit Franco Morbidelli (+0.413) me Jamahan. Plotësojnë 10-shen e parë Jack Miller (+0.438), Aleix Espargaro (+0.454), Fabio Quartararo (+0.474), Pol Espargaro (+0.531) dhe Francesco Bagnaia (+0.539).

Renditja e provave të lira, sesioni i dytë

  1. Rins, Suzuki 1:53.432
  2. Marc Marquez, Honda +0.035
  3. Mir, Suzuki +0.147
  4. Martin, Ducati Pramac +0.220
  5. Morbidelli, Yamaha +0.413
  6. Miller, Ducati +0.438
  7. Aleix Espargaro, Aprilia +0.454
  8. Quartararo, Yamaha +0.474
  9. Pol Espargaro, Honda +0.531
  10. Bagnaia, Ducati +0.539

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë