Motosport

Prova paqeje te Red Bull, babai i Vershtapen qetëson situatën para garës së Australisë

Gazeta Si – Prova për ‘paqe’ brenda skuderisë kampione bote. Jos Vershtapen, babai i kampionit në fuqi Maks, kërkon t’i hedhë ujë zjarrit pas disa javësh turbulluese në shtëpinë Red Bull.

“Kam një problem pushteti, – ka pranuar Jos Vershtapen për agjencinë belge ‘Sporza’. – Është pjesë e kësaj çështjeje, por tani besoj se është e nevojshme për pak qetësi brenda skuadrës. Duhet qetësi, edhe pse duke parë rrethanat, e imagjinoj se do të duhet pak kohë”.

Kristian Horner dhe Jos Vershtapen

Pas shpërthimit të çështjes ‘Hornergate’, që kohët e fundit është pasuruar me kapituj të rinj, brenda skuderisë austriake të Formulës 1 ka nisur një luftë të vërtetë për pushtet. Drejtuesi kryesor i skuadrës, Kristian Horner, nga njëra anë, i mbështetur nga aksioneri kryesor Chalerm Yoovidhya, dhe në anën tjetër familja Vershtapen, e mbështetur nga Helmut Marko.

“Nuk mund të them shumë gjëra, shpresoj që përqendrimi të kalojë vetëm te garat, sepse janë ato që kanë më shumë rëndësi. Është e rëndësishme që Maks të vazhdojë të fitojë, – ka vazhduar Jos Vershtapen, ish-pilot i Formulës 1.

Makina po ecën shumë mirë dhe mes tij dhe inxhinierëve nuk ka asnjë problem. Maks shpesh e stakon trurin dhe nuk mendon për asgjë, por është e vërtetë gjithashtu se i bëhen shumë pyetje në lidhe me këtë ngjarje. Nuk i pëlqen shumë, edhe pse është pjesë e Formulës 1″.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë