Ka ndodhur

Protestë për rritjen e çmimeve, shkodranët bllokojnë hyrjen në qytet

Gazeta Si – Një grup qytetarësh, aktivistë të shoqërisë civile në Shkodër, kanë protestuar mesditën e kësaj të mërkure kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit në veçanti.

Dhjetëra prej tyre e zhvilluan protestën e tyre tek ura e Bahçellëkut, duke bllokuan për disa minuta hyrjen e qytetit.

“Priotesto! Buka, vaji, karburantet janë rritur”, – shkruanin ata në disa kuti kartoni të vendosura në mënyrë simbolike në rrugë duke ndërprerë për disa minuta lëvizjen e makinave.

Shqipëria po përballet me një shtrenjtim të shpejtë të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve, si asnjëherë më parë.

Aktualisht një litër naftë ose benzinë shitet me 265 lekë në karburantet e vendit, situatë që duket se do të bllokojë ekonominë nëse vijon kështu.

Më herët, kryeministri Rama u përpoq përmes një potimi në rrjetet sociale, të justifikohet se lufta në Ukrainë ka ndikuar tërësisht në shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve.

Ai shkroi se e mirëkupton stresin e madh të kësaj kohe të qytetarëve, por qeveria, thotë Rama ka vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe bizneset e vogla. Ai i vë sërish fajin luftës për të cilën thotë se “po i ngre zgupthi çmimet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë