Gazeta Si – Banorët e Njësisë Administrative të Postribës në Shkodër kanë dalë në protestë këtë të enjte për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm, sipas tyre nga një gurore në fshatin Domen.
Ata kanë bllokuar rrugën kryesore për disa minuta pranë shkollës së mesme “Adem Haxhija”. Banorët kërkojnë të merren masa për furnizimin me ujë të pijshëm.
“Janë bërë dy shpërthime kohët e fundit, ujin po e pinë fëmijët tanë. Ndodhin shpërthime masive, më tha gruaja para 10 ditësh, çohu se ra tërmet, i shkul shtëpia nga vendi”, tha një banor ti Postribës.
Në të kundërt paralajmërojnë se protesta e tyre do të përshkallëzohet. “Të ndërhyjnë sa më shpejt, përndryshe protesta do të përshkallëzohet”, shtoi një nga banorët e tjerë.
Banorët shprehen se kanë dërguar shkresa dhe kanë denoncuar guroren, por deri më tani s’kanë marrë asnjë përgjigje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



