Ka ndodhur

Protestë pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, Meta: Të mbrohen vajzat dhe gratë nga dhuna patriarkale

Nga Gazeta ‘Si’ – Teksa pasditen e sotme në kryeqytet do të mbahet një protestë për solidarizim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua, vjen një reagim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ pohoi se mbështeste protestën për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin ‘Nënë Tereza’ për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare”, shkruan Meta.

Ndër të tjera, ai thotë se “duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë