Përhapja e hidrocentraleve në të gjithë Ballkanin po fillon të pakësohet, pasi qytetarët po ndërgjegjësohen dhe me qindra projekte që mund të shkatërronin lumenjtë, pak nga pak po anulohen. Të lodhur nga betonizimi dhe projektet e pafund që po dëmtojnë natyrën, qytetarët po fillojnë të protestojnë kundër këtyre planeve. Në Kosovë, mijëra njerëz protestuan mbi projektin për një sërë hidrocentralesh në lumin Lumbardhi, duke bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të ndalojë menjëherë ndërtimin e tyre.
Edhe në kryeqytetin e Prishtinës, mendohet të zhvillohet potenciali për të pashfrytëzuar hidrocentralet sepse sipas kryebashkiakut duhet të rritet prodhimi i energjisë së rinovueshme me 25 për qind deri në vitin 2025. Planet për zhvillimin e hidrocentraleve në parqet kombëtare janë ndaluar edhe në Pejë pas protestës së qytetarëve. Gjithashtu edhe komuna serbe e Shtërpcës protestoi kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali aty pranë.
Sipas organizatës jo fitimprurëse “Save dhe Blue Heart of Europe”, në të gjithë Ballkanin mund të ndërtoheshin mbi 3000 hidrocentrale duke shfrytëzuar lumenjtë në zona të cilësuara si turistike, por protestat e shumta nga qytetarët kanë sprapsur pjesën më ë madhe të projekteve.
Më 27 janar, mbi 6000 vetë protestuan në Beograd rreth planeve për të prerë rreth 850 bimë, ku 200 prej tyre ishin cilësuar si një rezervat natyror i rëndësishëm. Më pas, edhe në Bosnjë pati protesta për të njëjtin shkak.

Sipas qeveritarëve, ndërtimi në këto zona lidhet me angazhimin e rajoneve në Komunitetin e Energjisë. Duke qenë se shumë prej këtyre vendeve aspirojnë të anëtarësohen në BE, ato duhet të rrisin përdorimin e energjisë së rinovueshme si pjesë e integrimit të tyre të vazhdueshëm në BE.
Ndërsa vendi ynë është ndryshe nga fqinjët për momentin, pasi pothuajse e gjithë energjia që sigurohet vjen nga burimet e hidrocentraleve. Por, edhe pse kjo është e vlefshme në sy të Europës, grupet mjedisore nuk janë të lumtur për ndërtimin hidrocentraleve në lumenj që kalojnë në parqe kombëtare.
Historia më e dëgjuar në Shqipëri për anulimin e ndërtimit të hidrocentraleve, nisi fillimisht me atë që ishte menduar të ndërtohej në lumin e Vjosës. Një ndër pasuritë natyrore më të mëdha të vendit tonë. Hidrocentrali do të ishte i dyti më i madhi në vend dhe do të jepte 95 MW kilovat /orë energji në vit. Ndërtimi i HEC-eve në Vjosë prej vitesh krijoi një debat të madh për ambientalistë dhe banorët të cilët e konsideronin një dëm të madh që do t’i bëhej biodiversitetit në Shqipëri.
Pas protestave pesëvjeçare të banorëve të zonës por jo vetëm, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në maj të vitit 2015, ku i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, në gjithë zonat e mbrojtura dhe në mënyrë të veçantë në Lumin Vjosa dhe degët e tij, pasi kjo do të dëmtonte lumin e fundit të paprekur dhe natyror në Evropë.
Propozime të ngjashme për ndërtimin e hidrocentraleve në Kanionin e Holtës afër Elbasanit, janë përballur me rezistencë të qytetarëve për shkak të faktit se zona nuk është vetëm një nga bukuritë natyrore të vendit, por është një destinacion turistik që tërheq mijëra vizitorë çdo vit. Banorët e zonës, protestonin duke thënë se ndërtimi nuk do të realizohohej, mbi gjurmët e një HEC-it të vjetër ashtu siç pretendonte shteti, por në daljen e kanionit, që gjatë vitit të kaluar kanë ka pasur mbi 3 mijë vizitorë dhe është klasifikuar në kategorinë “Monument Natyre”. Por ndërtimi i hidrocentralit u anulua dhe ministri i mjedisit Blendi Klosi u shpreh se pezullimi i investimeve në këtë central është shprehje e dëgjueshmërisë që institucionet shtetërore kanë mbi opinionin e njerëzve.
Një studim i kryer në rajonin e Ballkanit Perëndimor në fund të vitit të kaluar tregoi se rreth tre të katërtat e lumenjve ballkanikë konsiderohen si ekologjikisht të vlefshëm dhe prandaj nuk duhet të preken nga projektet e hidrocentraleve Për fat të keq, rreth 89 për qind e 3000 projekteve ishin menduar të ndërtoheshin në zona të tilla.
Ndërsa qytetarët e shqetësuar në të Ballkanit protestojnë me zell me shpresën se lumenjtë dhe kanionet e tyre mund të shpëtohen nga shkatërrimi, ka njëfarë shprese në horizont, e cila është energjia diellore. Përderisa energjia diellore siguron një mënyrë shumë më pak të dëmshme për të përmbushur nevojat e energjisë së vendit, atëherë të gjitha vendet duhet të adaptohen me këtë ide duke shpresuar që të bëhen vlerësimet e duhura për vendin se ku mund të ndërtohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






