Ka ndodhur

Protestat e fermerëve në Greqi paralizojnë kalimin e kufirit në Kakavijë. Bllokohet rruga Kapllaq-Janinë

Gazeta Si – Protesta e fermerëve grekë që prej të dielës ka bllokuar rrugët në Kakavijë. Policia Kufitare greke njofton se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë. Dje qarkullimi u bllokua ora 19:00 deri në 22:00.

Ndërsa Policia Kufitare në Kakavijë, bën me dije se: “Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. Ju faleminderit!”.

Kërkesat kryesore të fermerëve përfshijnë subvencione, uljen e TVSH-së për vajin bujqësor, energjinë elektrike, plehrat dhe furnizimet, si dhe përcaktimin e qartë të kompensimeve që do të marrin, ndryshimin e PPB, etj.

“Ishte PPE ajo që ia doli dhe vendosi disa barriera ndaj kërkesave dhe propozimeve ndonjëherë të tepruara të të gjelbërve dhe socialistëve. Për të gjitha këto, fermerët evropianë po protestojnë në masë të madhe. Tranzicioni i gjelbër është i domosdoshëm, por duhet bërë me kujdes”, tha ndër të tjera kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë