Nga Gazeta ‘Si’ - Një ditë pas protestës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky ishte vetëm fillimi i aksionit.
“Mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, e njeriut të civilizuar, që kudo në botë ngrihen kundër regjimeve. Dje ngjanin me feniksin, ishin prijësi, Zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Mandej ai i bëri thirrje Edi Ramës ndërsa shtoi se kanë edhe 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile.
“Duam qeveri teknike, kemi ngujime para, greva, bllokime permanente rrugësh, 77 mënyra për për të asfiksuar narko-shtetin, do të shkërmoqin nako-shtetin. Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë dhe do ketë vetë aty, mendohu mirë. Së shpejti në Shkodër, Krujë, Lezhë e kështu me radhë”, tha Berisha.
Po ashtu ish kryeministri u shpreh se është e rëndë që të heshtësh përballë burgosjes së Ervin Salianjit.
“Të heshtësh para burgosjes së një deputeti të ri, që bëri një akt guximtar që çoi një njeri të rrezikshëm në Itali, me pretekstin që ky shpifi për të është e rëndë”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.