Protesta nisi me vonesë nga koha e parashikuar (ora 20.00) dhe zgjati deri në orën 22.30.
Rreth orës 23.00 një grusht njerëzish bashkë me drejtuesit u mblodhën në selinë e PD.
Protesta kombëtare e thirrur në emër të opozitës bashkoi faktorë brenda PD-së. U panë deputetë që nuk ishin më parë, si Kreshnik Çollaku.
Por me mungesë unifikuese qëndrimesh.
Ilir Meta, aleati kryesor i opozitës u shfaq në protestë me njerëzit e tij. Ai shkoi më herët në tubim, i shkeputur nga drejtuesit e PD.
Meta i lëshoi pa fre kritikat sa nga Rama, kreu i SPAK, Dumani e deri tek njerez të opozitës. Këta të fundit nuk i përmendi me emra, por fjalimin e filloi me ta.
Meta ishte i ashpër, kryesisht me tone inaçore, dhe nuk u prit me entuziazëm.
Nuk u prit aq, as fjala e Sali Berishës përmes një video-mesazhi. Edhe pse molotovët nuk ‘kursyen’ derën e kryeministrisë kur fliste.
Berisha, ndryshe nga Meta, mbajti fjalim politik. U përqendrua tek Edi Rama, por nuk shmangu as kreun e SPAK, Altin Dumanin që, sipas tij, po aminston Ramën dhe Veliajn.
Berisha foli gjatë, tepër, u fokusua edhe tek aksionet e tij politike. Në fund përcolli qëndrimin e përvitshëm se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka.
Berisha ftoi kryeministrin me tezën e vjetër; krijimin e një qeverie teknike.
Protesta u zhvendos para Bashkisë së Tiranës, pa risi. Edhe aty molotov, ndonjë përplasje apo incident me policinë.
Drejtuesit e PD-së në fund u drejtuan në selinë e PD-së. Qetë, siç e filluan. Aty ata morën zë. Në protestë nuk folën.
Meta nga ana e tij ndoqi sërish rrugë tjetër.
Të ‘vegjlit’ e tjerë nuk u dalluan nën prozhektorët e kamerave…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.