Ngjarje

Protesta për vrasjen e Martinit, shkollës ‘Fan Noli’ i ‘vihet’ shiriti (Pamjet)

Nga Gazeta Si- Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.

Marshimi ka nisur nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit. Para se të niseshin drejt ministrisë së Arsimit, qytetarët i kanë vënë, në mënyrë simbolike, shiritin shkollës, duke thënë se kjo shkollë nuk mund të quhet më e tillë por t’i vendoset emri i të ndjerit.

Edhe një herë tjetër, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si dhe që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore.

Kjo është protesta e katërt që prindër, nxënës dhe qytetarë protestojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që deklaruan se protestat nuk do të ndalen.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit mësonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë