Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar falje qytetarëve të Vlorës, të cilët po protestojnë, pasi prej pesë ditësh janë pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor.
Në një postim në “X”, Rama shpjegon se problemi është shkaktuar nga pjesë hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010, jashtë standardeve, të cilat nuk kanë duruar presionin e ujit.
Ai publikoi pamje nga transportimi i pajisjeve të reja hidraulike të nisura nga Stambolli, që pritet të mbërrijnë sot për riparimin përfundimtar.
🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për… pic.twitter.com/VRgGrRbOKF
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës”, shkruan Rama.
Kryeministri falënderon punëtorët e ujësjellësit nën drejtimin e Flauers Shoshit dhe kërkon ndjesë nga vlonjatët: “Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona, plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën”.
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer, – shkruan Rama. – Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, thuhet në reagimin e Edi Ramës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




