Politike

Protesta për lirimin e tij, Beleri flet për TV grek: Miqtë e Ramës investitorë më duan në burg

Në Himarë ka nisur protesta për lirimin e tij duke e cilësuar burgimin e tij si politik, por Fredi Beleri ka folur pë mediat greke, duke e lidhur arrestimin e tij me cështjen e pronave në bregdetin shqiptar.


“Arsyeja e vetme që jam këtu është rrëmbimi i pronave nga banorët vendas grekë, për llogari të investitorëve strategjikë që janë kryesisht miq të qeverisë dhe kryeministrit”, deklaroi ai. Ndërsa thekson se nuk do të heqë dorë deri në betimin e tij si kryetar i bashkisë së Himarës.
“Jam mirë, jam i fortë. Po pres. Ka 3 muaj, jam i vendosur të ulem këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim në Zot dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më e shpejtë, ndonjëherë më e ngadaltë, por në fund fiton gjithmonë,” shtoi Beleri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë