Një ditë pas protestës kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia ka vënë në pranga katër persona, një prej të cilëve dyshohet se është organizatori.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.P., 48 vjeç, banues në Lezhë.
Po ashtu, në pranga janë vënë edhe E.B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç.G.,22 vjeç, banues në Kosovë.
Ndërkohë autoritet kanë nisur hetimet edhe për 30 persona të tjerë.
Sipas uniformave blu, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë protestuar duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, në afërsi të tunelit të Kalimashit, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Një ditë më pas, pas protestës në Rrugën e Kombit, policia informoi se do të hetojë në gjendje të lirë 33 persona, të cilët më herët i kishte shoqëruar në komisariat.
Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




