Bota

Protesta pas rizgjedhjes së Macron në Francë, policia vret dy persona në Paris

Gazeta Si – Policia hapi zjarr në qendër të Parisit ndaj një automjeti që tentoi t’i godiste. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë dy persona në automjet, ndërsa një i tretë u plagos.

Kjo është bërë e ditur nga një burim i sigurisë. Ngjarjet kanë ndodhur në Pont-Neuf, në qendër të kryeqytetit francez.

Nga informacionet e para duket se makina ka ecur në rrugë të gabuar dhe ka refuzuar t’u bindej urdhrave të efektivëve që e kishin ndaluar për kontroll.

Në Paris, policia u detyrua të ndërhynte për të shuar disa protesta që u ngritën pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron.

Qindra njerëz u mblodhën në Place de la Repubblique në një tubim simbolik për të protestuar. Policia përdori edhe bomba me gaz lotsjellës.

Disa qindra demonstrues, kryesisht të rinj nga grupet ‘antifa’, nxitën marshime në Paris dhe qytete të tjera franceze për të protestuar kundër rizgjedhjes së Presidentit Emmanuel Macron.

Menjëherë pas shpalljes së fitores në qendër të Parisit – në lagjen Les Halles – mes 250 dhe 300 protestues anti-FA marshuan duke thirrur “Macron largohu”, duke u përplasur me policinë.

Midis sloganeve pro Marine Le Pen, kortezhi arriti në vendin e “De la Republique”.

Gjatë rrugës, objektet dhe gurët e hedhur ndaj policisë, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe motoçikletat e parkuara.

Dhunë pati edhe në Rennes, në veriperëndim, ku 250 persona u mblodhën në qendër pas një pankarte ku shkruhej: “Atë që nuk do të marrim nga votimi, do ta marrim nga sheshi”.

Mes sloganeve “Macron na bën luftë me policinë e tij” dhe “Poshtë shteti, policët dhe fashistët”, protestuesit ndezën disa vatra zjarri.

kazanët me ndërhyrjen e zjarrfikësve në disa raste. Shtatë protestues u arrestuan.

Incidente pati edhe në qendër të Nantës, gjatë një marshimi proteste prej 400-500 personash, si dhe në Tuluzë, duke thirrur “As Macron, as Le Pen:  Revolucion”.

Rreth 200 persona marshuan në Caen, njëqind në Strasburg, por pa incidente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë