Politike

Protesta para gjykatës për Velijan, Rama punonjësve të Bashkisë: Një gabim që nuk duhet përsëritur

Nga Gazeta ‘Si’- “Një gabim që nuk duhet të përsëritët më nga askush që punon në shtetin shqiptar.”

Kështu e quajti Rama protestën e mbështetësve të Veliajt para GJKKO, më 12 shkurt kur u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Komentet kreu i qeverisë i bëri nga një takim me rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së drejtorive në varësi në sheshin ‘Skenderbej’.

E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq. Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion”, tha Rama. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë