Nga Gazeta ‘Si’-Policia ka proceduar penalisht 7 protestues që bllokuan rrugën gjatë tubimit të opozitës para Bashkisë Tiranë.
Të proceduar janë shtetasit me iniciale: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
“Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës”, informoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.