Sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp duke folur për amnistinë penale të miratuar një ditë më parë mes PS dhe PD-së së Rithemelimit, ka ironizuar ndër të tjera protestën e sotme të mbajtur para bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt pas skandalit me arrestimet e drejtorëve të bashkisë, nga hetimet e SPAK-ut për dosjen "5D".
“Parlamenti dje dha porcionin e tij në luftën kundër SPAK, duke dekurajuar hetuesit e BKH, prokurorët dhe gjyqtarët në punën e tyre. Kjo është e vërteta e asaj që nisi natën e mbaroi natën larg, syve të publikut në një marrëveshje ogurzezë.
U thanë të pavërteta mi atë që protestuesit përfitojnë.
Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit”, tha ai.
Një ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se pjesë e aministisë do të jenë edhe drejtorët që janë dënuar nga GJKKO
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.