Ka ndodhur

Protesta paqësore në Lushnjë dhe Rrëshen, Korça e anulon, në Vlorë vetëm 4 protestues

Protesta e të shtunës në Shkodër, nuk i përngjau asnjërës prej protestave të tjera të organizuara në disa qytete të vendit një ditë më pas.

Të dielën në të njëjtën orë me protestën e Tiranës, u lëshuan në tubim dhjetëra të rinj në Lushnjë dhe Rrëshen.

Në asnjërën prej tyre nuk u shënuan incidente. Disa  djem në Rrëshen ndezën qirinj për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa në Lushnjë (ku protesta ishte e konsiderueshme) pati më shumë thirrje të tipit; ”Poshtë diktatura”.

Në Korçë ishte paralajmëruar një protestë e dytë, si ajo e para do ditëve. Por askush nuk u pa, përveç policisë se shtuar para Bashkisë së Korçës.

Ndërsa në Vlorë protestuan vetëm katër qytetarë.     

“Drejtësi për Klodianin” dhe “Më shumë mjete ka policia për të na vrarë, sesa mjekët për të na shëruar”, ishin parullat që mbanin në duar katër qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë