Mjedis

Protesta online kundër ndotjes së mjedisit në të gjithë botën

Protestuesit e klimës nga rreth 60 vende të botës janë kanë protestuar këtë të premte nën sloganin “Për të Ardhmen”, një lëvizje e krijuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg.
Aktivistët u mblodhën përsëri online dhe përdorën hashtagun #cleanupStandardChartered, e cila i bën thirrje kompanisë Standard Chartered me seli në Londër të kujdeset për mjedisin.


Veprimi pason me një letër që aktivistët i shkruan muajin e kaluar shefit ekzekutiv të Standard Chartered, Bill Winters, duke bërë thirrje që të ndalojë financimin e qymyrit.
“Standard Chartered është ende një nga bankat më të mëdha në botë për financimin e qymyrit, duke nxitur krizën e klimës.Z. Winters, financimi i shkatërrimit, vrasja e planetit dhe kontribuimi në vdekjen e banorëve të tij duhet të ndalet”, shkruhet në letër.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë