Bota

Protesta ‘no vax’ në disa metropole europiane, dhjetëra të arrestuar në Itali, Holandë e Austri

Një tjetër e shtunë protestash kundër “Green Pass” është regjistruar në disa metropole europiane. Tensione të forta ka pasur në Milano, pavarësisht apeleve të tregtarëve për t’u kthyer në normalitet për të mos dekurajuar blerjet e fundjavës.

Disa grupe arritën në Piazza Duomo, më pas u arrestuan nga agjentët. Në Romë 4 mijë persona manifestuan pa maska. Protesta gjithashtu pati në Holandë dhe Austri, ndërsa disa arrestime janë shënuar në Roterdam dhe Vjenë.

Në Itali, policia raporton se ka proceduar qindar persona me akuzën e kundërshtimit të zyrtarit publik. Komisariet e policisë nuk kishin marrë asnjë kërkesë për autorizim për një tubim të tillë, ndaj nuk u lejua asnjë procesion.

Mijëra njerëz “no vax” protestuan edhe në Holandë, ku oficerët e zbatimit të ligjit arrestuan të paktën 51 manifestues, që shpërthyen të premten gjatë një marshimi kundër masave anti-Covid në Roterdam.

Dy persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në përleshje janë dërguar në spital. Gjysma e të arrestuarve janë të mitur.

Të shtunën mbrëma u shënua i njëjti skenar, por në Hagë. Qindra persona hodhën gurë dhe sende ndaj policisë. Grupi u mblodh në një kryqëzim në një zonë të klasës punëtore të qytetit ku u dogjën disa biçikletave. Të paktën një person është arrestuar.

Tension edhe në Austri. Në Vjenë, policia ndaloi disa demonstrues në marshimin kundër rikthimit të bllokimit anti-Covid, në fuqi që nga e hëna. Dhjetëra demonstrues u arrestuan nga policia për sjellje “agresive” dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë. Protesta, e cila u ndoq nga mijëra njerëz, u organizua ndër të tjera nga partia e ekstremit të djathtë, Fpoe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë