Ka ndodhur

Protesta në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit, procedohen 9 persona

Policia e Korçës ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me protestën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë disa ditë më parë.
Policia thotë se janë proceduar 9 persona.
Sipas Policisë, një efektiv u qëllua me gur në kokë nga protestuesit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Bashkisë Korçë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sa i përket dëmeve të shkaktuara, Policia thotë se iu vendos se u shkatërruan dekore festive, u thyen xhamat e Bashkisë së Korçës si dhe u dogjën dy bredha.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë