Nga Gazeta ‘Si’- Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është gati.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është duke u montuar podiumi, në të cilin demokratët do japin mesazhet e tyre për qytetarët.
Policia e Shtetit ka bllokuar që në orët e para të mëngjesit qarkullimin e mjeteve në bulevard, ndërsa punonjësit e kryeministrisë edhe këtë herë kanë veshur me mburojë metalike derën kryesorë të godinës.
Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar çdo lëvizje të protestuesve, ku janë vendosur kamera sigurie në të gjitha shtyllat e ndriçimit para Kryeministrisë.
Po ashtu këto shtylla janë lyer edhe me graso që të mos lejohet ngjitja e protestuesve në to. Tubimi i thirrur nga opozita pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në 20:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




