Partia e Lirisë ka kërkuar një seancë urgjente me Ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë.
Në një reagim në rrjete sociale, Erisa Xhixho tha se nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, për këtë arsye është kërkuar me urgjencë seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit.
“Kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje-përgjigje me ministren e Arsimit, për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre”, shkruan Xhixho.
Kërkesat kryesore që ata kanë, janë:
Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.
Rritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



