Ka ndodhur

Protesta e PD, policia njofton masat: Mbi 1 mijë forca në terren. Cilat rrugë bllokohen

Nga Gazeta 'SI' - Me rastin e protestës që është thirrur nga opozita, në një sërë rrugësh në kryeqytet do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve. 

Më konkretisht, Policia e Shtetit njofton se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".

Mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë, si dhe në institucione të tjera ku protestuesit do të kryejnë tubimin.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;
Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë