Nga Gazeta ‘Si’- Pak orë para nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike para kryeministrisë, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka zbuluar skenarët e tubimit nga demokratët.
Berisha tha se skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore.
Ai theksoi se protesta sipas tij do të dëshmojë se demokratët dhe shqiptarët nuk mposhten kurrë nga një narkokraci.
Skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore, që do të përcillet sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, SHBA dhe qendra të tjera kryesore, për të dëshmuar se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraci dhe se jemi të vendosur të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe në botë”, tha ai.
Ndërkohë ai njoftoi se shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër borë.
“Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare, Këto protesta do të japin kontributin e saj me anëtarë dhe mbështetës dhe janë jetike.
Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



