Ngjarje

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia publikon rrugët që do bllokohen

Nga Gazeta Si- Policia ka publikuar planin e masave për protestën e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, pasditen e sotme.

Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do zgjasë deri në orën 20:00.

Nga ora 14:00 nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri” dhe nuk do lejohet parkimi nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, do të ketë devijime në qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë