Politike

Berisha: Protestojmë me 6 dhjetor ditën kur liderët e BE-së zbresin në Tiranë (atë ditë edhe gjyqi në Apel)  

Ditën që liderët e BE-së do të zbresin në Tiranë, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një protestë.

“Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama.

Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.

Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta”, tha Berisha

Protesta ne 6 dhjetor nuk ka të bëjë vetëm me samitin BE Ballkan Perëndimor. Në këtë ditë Gjykata e Apelit ka caktuar datën për gjyqin mes palëve në PD.

Seanca është shtyrë disa herë për një nga ankimimet e palës Alibeaj pasi nuk ka shkuar avokati i këtij të fundit. A do të ketë vendim atë ditë dhe a lidhet protesta më shumë me gjykatën se me Samitin me BE-në? Kjo mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë sot kryesia e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë