Politike

Tubimi para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Protestojmë pa dallime partiake

Sot (e enjte) u mbajt protesta e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. Fillimisht u bllokuan rruget qe lidhin me bashkine e Tiranës.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”, njoftoi para protestes Policia.

Protesta e mbledhur më pas nga PD nuk pati ndonjë risi. Ajo do të vijojë ndërsa ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha se protesta u shërben qytetarëve pa dallime partiake.

“Me mbrojtjen e qytetit të Tiranës ju lartësojmë ju, PD dhe qytetarët. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak, është e thirrur nga opozita është në shërbim të qytetarëve pa bindje politike, socialistë e demokratë. Të gjithë vidhemi njësoj.

Garantojmë SPAK, se ato para që nuk po i gjen dot, i ka gjetur dhe do vijojë ti gjejë grupi i ekspertëve dhe opozita. Do të demaskojmë këdo që rreshtohet krah hajdutëve e banditëve”, tha Këlliçi. Protesta u shoqërua relativisht qetë vetëm me hedhje vezësh ndaj dyerve të Bashkisë.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë