Gazeta Si – Pesëmbëdhjetë personat e arrestuar pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike më 22 mars, janë liruar nga qelia.
Protestuesit, të cilët akuzoheshin për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, përfshirë përdorimin e molotovëve, u paraqitën sot para Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtarja Armela Hasantari caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”.
Për protestën është vënë në hetim edhe organizatori Klevis Balliu, i akuzuar për nxitje të të miturve në krim.
Në hetim janë gjithashtu 5 të mitur dhe 3 protestues të tjerë që morën pjesë në akte dhune. Gjatë protestës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre ndaj godinës së qeverisë dhe më pas marshuan drejt bllokut të ministreve, duke sulmuar edhe godinën e ish-ministrisë së Energjisë.
Ashtu si herët e shkuara, edhe protesta e 6-të kombëtare e Partisë Demokratike, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, u shoqërua me tensione dhe incidente të shumta.
Protestuesit marshuan drejt institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, ku u hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe flakadanë.
Policia ndërhyri disa herë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje