Gazeta Si - Ambasada amerikane në Tiranë, pralajmëron qytetarët e saj për protestën që pritet të mbahen pasditen e kësaj të hëne. Në njoftimin zyrtar, ambasada amerikane thekson se një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor.
“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Kryeministrisë në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, e cila ndër të tjera u kërkon qytetarëve të saj në Tiranë, të shmangin vendgrumbullin e prostuesve.
"Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Mbani një profil të ulët", - vijon njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.